Deputetët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes realizuan sot një vizitë pune në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Delegacioni i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes gjatë vizitës që u realizua në objektin e IPK-së u njoftuan për punën dhe raportin vjetor të IPK-së si dhe angazhimet e punonjësve të IPK-së për operacionin “Pika” që rezultoi me arrestimin e 48 punonjësve të Policisë së Kosovës dhe dy zyrtarëve të Doganës së Kosovës.
Deputetët ë këtij Komisioni shprehën mirënjohjen e tyre për IPK-në dhe zyrtarët e saj për angazhimet në hetimin dhe realizimin e këtij operacioni.
Ata shprehën edhe gatishmërinë për përkrahjen e tyre për IPK-në në fushën legjislative në kuadër të procesit të plotësim ndryshimit të ligjit për IPK-në dhe akteve të tjera ligjore që prekin fushëveprimin ligjor dhe mirëqenien e zyrtarëve të IPK-së.
Në fund të vizitës delegacioni i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes vizituan edhe objektin e IPK-së si dhe disa nga zyrat në këtë objekt. /2LONLINE/