Pasi humbën në ndeshjen kampionale nga Feronikeli, 40:0, tani Drenicën e dënon edhe Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot ka sjellë disa vendime të rënda.
Gjithsesi, më se keqi ka pësuar Klubi i Futbollit të Femrave, Drenica e cila është dënuar me marrjen e 6 pikëve për shkak të mashtrimeve.
“KFF DRENICA nga Skenderaj , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mashtrime dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës lidhur me paraqitjen e gjendjes faktike në ndeshjen; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” , e zhvilluar në Drenas , bazuar në nenin 64 paragrafi 1 pika 9 të Rregullores disiplinore ; denohet me marrjen e 6 ( gjashtë ) pikëve negative nga totali i pikëve të fituara”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Shumë keq ka pësuar edhe trajneri Shefqet Koci i cili është dënuar me një vjet ndalesë në kryerjen e detyrës.
“Shefqet Koci, trajner në klubin e futbollit ” DRENICA ” nga Skënderaj në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrime dhe sjellje në lajthim në paraqitjen e lojtareve të paqena në protokollin zyrtar dhe të atyre pa të drejtë loje në ndeshjen ; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” e zhvilluar në Drenas , bazuar në nenin 64 paragrafi 1 pika 8 të Rregullores disiplinore ; dënohet për 1 ( një ) vit ndalese në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka njoftuar FFK.