Komisioni disiplinor i ka shqyrtuar proceduarat e iniciuara nga delegatët ku tri klube janë dënuar me nga 1 mijë euro.
Prishtina, Drita dhe Drenica janë dënuar me nga 1 mijë euro për shkak të sjelljeve të keqe të tifozëve. Kjo nuk është hera e parë që klubi Drita paguan dëme dhe dënime për shkak të tifozëve të zëshëm, “Intelektualët”.
Deklarata zyrtare:
FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së IV-të ; FC “ Prishtina “ – FC “ Llapi 1932 e zhvilluar me datë 13.09.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar; hedhje e mjeteve piroteknike në fushë ) bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenin 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore; dënohet; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
KF “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara të një grupi të spektatorëve nikoqir në ndeshjen e javës së IV-të ; KF “ Drenica “ SK “ Gjilani “ e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raport; incizimi televiziv – vendosja e pankartës me motive josportive ), bazuar në nenin 60 pika 1 paragrafi 1/3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; IV-të ; KF “ Drenica “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raporti gjyqtarit kryesor; sjellje të gabuara – reagime dhe ofendime drejtuar gjyqtarit ), bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/2 dhe neni 10 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ;denohet me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1).
FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të ; FC “ Drita “ – KF “ Feronikeli “ e zhvilluar me datë 15.09.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare; hudhje e mjeteve piroteknike në fushë minuta e 71 ), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet ; me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është ; 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).