DYLON

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe vepres së simbolit të qëndresës e sakrificës, Fatime Hyseni

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe vepres së simbolit të qëndresës e sakrificës, Fatime Hyseni
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të simbolit të qëndresës dhe sakrificës, Fatime Hyseni, nënës së tre dëshmorëve të kombit, Ramadan, Shaban dhe Ilmi Hyseni, është mbajtur mbledhje komemorative, e cila është organizuar nën përkudjesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në fjalën e rastin, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Lutfi Hazirit, ka deklaruar se Fatime Hyseni është sinonim i nënës fisnike, të njeriut të qëndresës dhe sakrificës, duke i dhënë atdheut tre djem dëshmorë.

“Nëna Fatime nuk është më në mesin tonë, por vepra e saj prej heroine në shërbim të atdheut, do të jetoj për sa të jetë jeta. Është rast i rrallë që një nënë i jep atdheut tre djem dhe qëndron me krenari, dinjitet e vendosmëri deri në frymën e fundit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëluftëtarëve të Ramadan, Shaban dhe Ilmi Hysenit”, ka thënë Ismaji.

EkoHigjiena

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, theksoi se sot jetojmë të lirë në saje të kultivimit të ndjenjes së lirisë nga nëna Fatime për bijtë e saj.

“Nëna Fatime ka pasur vështirësitë e jetës ashtu si të gjitha nënat e heronjve dhe njerëzve që janë flijuar për vendin tonë. Nuk ka qenë e lehtë për të, për shokët e qytetarët, ajo preiudhë kur armiku donte të shfaroste qenien shqiptare, por që me vetëdije të plotë, djemtë e nënës Fatime u vunë në rrestin e UÇK’së, që përfundimisht i dhanë goditjen e fundit armikut shekullor. Të rralla janë nënat që i përcjellin djemtë për sakrificën e fundit”, tha Isufi.

Në emër të shoqatava të dala nga lufta e UÇK’së, ka folur Qëndrim Baftiu, ndërkaq në emër të familjes Hyseni ka folur nipi i Fatimes, Eugeni, i cili e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për organizimin e kësaj akademie dhe për telegramin e ngushëllimit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.