Reprezentacioni i shtetit Montserrat, i cili në renditjen e FIFA-s është në pozitën e 199-të, nëpërmjet rrjetit social Twitter kërkon kundërshtar për një ndeshje miqësore.
“A dëshiron dikush ta shqyrtojë një ndeshje miqësore me ekipin e mirë të Karaibeve, ku shumica e futbollistëve luajnë në Mbretërinë e Bashkuar?”, është pyetja në Twitter.
Ndërkohë janë regjistruar emrat e kombëtareve si Lihtenshtajni, San Marino, Moldavia, Letonia, Lituania, Andorra, Kosova dhe India.
Reprezentacioni i këtij shteti vlen 700 mijë euro dhe është i përbërë kryesisht nga futbollistë amatorë.
Montserrat është ishull në Karaibe dhe ka rreth 4 mijë e 500 banorë.