Kombëtarja e Kosovës në basketboll nga sot do të ketë edhe një lojtar të ri. Bëhet fjalë për lojtarin e Prishtinës, amerikanin Divine Myles.
Myles është natyralizuar dhe tashmë do të luaj për Kosovën. Basketbollisti amerikan është 23 vjeçar dhe ka gjatësinë 180 centimetra.
Amerikani pati një sezon të mrekullueshëm me Prishtinën.