Kombëtarja e Kosovës do t’i nis të hënën përgatitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” për dy ndeshjet e muajit tetor, për miqësoren ndaj Gjibraltarit më 10 tetor dhe kualifikuesen ndaj Malit të Zi më 14 tetor.
Tashmë, selektori dhe trajneri Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar dhe që do të jenë pjesë e ekipit kosovar.
Pjesë e listës janë edhe tre futbollistët të cilët ishin të lënduar në grumbullimin e kaluar si Benjamin Kololli, Herolind Shala dhe Milot Rashica.
Një tjetër risi është ardhja e mbrojtësit Arbenit Xhemajli nga Neuchatel Xamax.
Listën e plotë mund ta gjeni më poshtë: