Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 në grupmoshat nën 17 dhe nën 19 vjeç, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Kombëtarja e Kosovës U17 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor, 2023. Ndërkaq, Kombëtarja U19 bën pjesë në Grupin 7, ku janë përfshirë edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta.
Kjo e fundit do të jetë nikoqire e mini-turneut të këtij grupi, ndeshjet e të cilit zhvillohen më 15, 18 dhe 21 nëntor.
Dy skuadrat e para në secilin grup do të kalojnë në raundin elitar së bashku me pesë skuadrat e vendit të tretë me bilancin më të mirë kundër dy të parave në grupet e tyre, njofton faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/