Komandanti i LMT major Alper Kibik vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari i Këshillit z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falënderoi majorin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafireët për punën e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.
Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE.com/