DYLON

OAK: Zbriteni urgjent normën e interesit

OAK: Zbriteni urgjent normën e interesit
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës ripërsërit për të disatën herë kërkesën për uljen e normës së interesit kështu duke i dërguar shkresë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Ulja e normës së interesit në se paku 1.7% dhe presioni në bankat komerciale për uljen e interesit bankar, dhënien e kredive edhe për biznese të reja dhe rritja e dhënieve të kredive për biznese është nevojë emergjente e bizneseve duke marrë parasyshë mospërkrahjen e shtetit tani e 5 muaj për mbulimin e shpenzimeve operative duke përfshirë edhe pagat, tatimet, investimet etj.

Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që një nga propozimet e saj për pakon e rimëkëmbjes, është edhe ulja e normës së interesit në mënyrë që bankat komerciale të kenë mundësi që të ulin kamatat e tyre.Duke pasur parasysh vështirësitë financiare të bizneseve gjatë kësaj situate dhe me paralajmërime të falimentimit të qindra bizneseve, OAK e konsideron që ulja e normës së interesit do të ishte një ndihmesë e madhe për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi që të operojnë.

EkoHigjiena

Në këtë shkresë Oda e Afarizmit të Kosovës shpreh shqetësimin që efektet e pandemisë priten të vihen re pas tejkalimit të saj sidomos në aspektin ekonomik, me këtë rast sheh të nevojshme ofrimin e shumë mekanizmave për përkrahje më të madhe të komunitetit të biznesit në mënyrë që të kenë mundësi për ruajtjen e stabilitetit dhe funksionimin ekonomik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.