Komandanti i KFOR-it, Saldatore Farina ka vizituar sot në mëngjes ushtarët e KFOR-it të angazhuar për të përcjellur dhe siguruar votimet e ripërsëritura në veri të Mitrovicës.
Farina ka qëndruar për një kohë të shkurtër në bisedë me ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e karabinierisë italiane, të cilët janë të angazhuar si një nga tre unazat e sigurisë në rivotimet e sotshme, transmetojnë mediat serbe.