DYLON

Nuri Seferi në ring kundër sh-kampionit të botës, Steve Herlius

Avatar photo Redaksia

Kampioni shqiptar në Hamburg të Gjermanisë do të zhvillojë duel me ish-kampionin e botës, Steve Herlius.

Nuri Seferi ka kaluar lëndimin dhe i është kthyer ringut. Ai tashmë ka cakuar edhe duelin e tij të ardhshëm, që do të mbahet më 20 dhjetor në Hamburg, shkruan sporti1.com

EkoHigjiena

Seferi do të përballet me ish-kampionin e botës, Steve Herlius nga Franca.

Shqiptari 37 vjeçar deri më tani ka shënuar 33 fitore e 6 humbje në peshën cruiser.

Ish-kampioni, Herlius në bilancin e tij ka shënuar 21 fitore, 4 humbje e një barazim.

Një fitore eventuale e Seferit do të kthente atë sërish në mesin e pretendentëve për të fituar një mundësi të re për titullin e kampionit të botës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.