Komandanti i Forcave të KFOR-it për jug -lindje, kolonel Nicola Perrone i shoqëruar nga komandanti i LMT togeri Ilhan Guçlu dhe një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i Këshillit, Naim Aliu.
Takimi pati karakter lamtumirës pas përfundimit të misionit të z.Perrone në Kosovë. Andaj kryetari Aliu e falenderoi kolonelin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Guçlu për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kan me KBI në Gjilan.
Në shenjë respekti dhe mirnjohjeje kryetari I KBI-së i dhoroi kolonelit një dhuratë modeste.