Komandanti rajonal i jugut në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, koloneli Zorlu Topaloglu, është shprehur i kënaqur me gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Lindjes, respektivisht në komunat Viti e Kllokot.
“Bashkëjetesa ndërnacionale në këto komuna, ka ndikuar që të kemi një situatë të qetë pa eksese ndëretnike”, ka thënë koloneli Topaloglu. Ai ka vlerësuar edhe zhvillimin e bisedimeve Prishtinë- Beograd dhe marrëveshjet e arritura mes dy shteteve që po i kontribuojnë gjendjes stabile në Kosovë, transmeton RTK.
Duke folur për rolin e KFOR-it në Kosovë në fushën e sigurisë së përgjithshme, koloneli Topaloğlu, vlerësoi lartë edhe të arriturat e Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës duke premtuar bashkëpunim të ndërsjellët mes këtyre institucioneve.