Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, sot komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia.
KOMFSK informoi Komandantin e KFOR-it, për zhvillimet në FSK, angazhimet dhe aktivitetet në vijim si dhe për bashkëpunimet bilaterale dhe multi-laterale me partnerët.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ristuccia gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që bashkëpunimi të vazhdojë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.
Pjesë e diskutimit mes dy gjeneralëve ka qenë edhe situata aktuale e sigurisë në vend dhe më gjerë. /2LONLINE/