DYLON

Në Gjilan arrestohen dy të dyshuar për një rast “Grabitje”

Në Gjilan arrestohen dy të dyshuar për një rast “Grabitje”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Gjilan me datë: 09.07.2023 rreth orës 04:00 të mëngjesit është informuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën ,,Fehmi Agani’’ në Gjilan.

Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se persona të maskuar, kanë hyrë në shtëpinë e viktimës i moshës rreth 81 vjeç shtetas i Kosovës të cilin e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima i lënduar ishte gjete nga fqinjët e tij dhe me urgjencë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Me këtë rast ati i ishin grabitë dy telefona mobil dhe shtatëdhjetë (70) euro.

EkoHigjiena

Hetuesit policor nga Stacioni Policor i Gjilanit pas një pune mirë të organizuar dhe informatave të pranuara përmes rrugëve operative kanë arrit sot me datë: 10 korrik 2023 që ti lokalizojnë dhe rrjedhimisht ti arrestojnë dy të dyshuar shtetas të Kosovës një burrë (2003) dhe një grua (2004), ndërsa personi i tretë i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast i njohur për policinë është në kërkim.

Nga hetimet e para dyshohet se e dyshuara ka qenë e angazhuar për tu kujdes për viktimën e moshuar.

Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe të njëjtin e ka cilësuar si grabitje.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Stacioni Policor në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.