Me rastin e pensionimit të zëvendës komandantit të Gardës Kombëtare të FSK-së kolonel Shaip Haziri, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka ndarë sot medaljen për performancë të dalluar dhe përfundim të suksesshëm të karrierës për kolonel Hazirin.
Me këtë rast komandanti i FSK-së ka falënderuar kolonel Hazirin për shërbim ndaj atdheut për tri dekada me radhë dhe për kontributin e dhënë në rrugën për çlirimin e vendit dhe ndërtimin e institucioneve të Sigurisë në Kosovë.
Kolonel Shaip Haziri ishte njëri ndër pjesëmarrësit e parë në fillimet e formimit të formacioneve ushtarake në luftën për çlirim që nga viti 1992, duke përfunduar luftën çlirimtare, për të vazhduar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës në pozita të larta udhëheqëse dhe duke përfunduar karrierën e tij ushtarake në udhëheqjen e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2lonline/