Komandanti i Forcës të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ishte pjesëmarrës në ceremoninë e përfundimit të detyrës dhe pensionimit të komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Frederick Benjamin “Ben” Hodges, e cila u mbajt në Gjermani.
Komandanti i FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast e ka falënderuar gjeneralin Hodges për mbështetjen e pakursyer të tij dhe të Komandës Amerikane për Evropë, për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në përgjithësi dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në veçanti.
Gjatë kësaj ceremonie komandanti i FSK-së Rrahman Rama ka takuar edhe Komandantin e Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti, si dhe disa shefa të Mbrojtjes të vendeve partnere.