DYLON

Ministri Sefaj dorëzoi vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore

Ministri Sefaj dorëzoi vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të tre veturave për zyrtarët e departamenteve për zjarrëfikje për komunat, Mitrovicë e Veriut,  Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme, z. Milan Radojevic, drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, z. Goran Rakiç, z. Vucina Jakovic, Kryetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.

Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.

EkoHigjiena

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.