Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të Komandantit të Komandës Regjionale të Lindjes, Kolonel Chris Mabis morri pjesë në drekën e organizuar për Ditën e Falënderimeve.
Gjeneral Jashari dhe delegacioni i tij u prit në Kampin Bondsteel nga kolonel Mabis për të festuar Ditën e Falënderimeve, që shënon një prej traditave më të vjetra të popullit amerikan.
Gjeneral Jashari shprehu falënderim të veçantë për ushtarakët amerikan dhe kolonelin Mabis për shërbimin gjatë misionit të tyre në Kosovë si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes.
Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve të FSK-së është motivim shtesë për pjesëtarët e FSK-së për të performuar në standardet më të larta. /2LONLINE/