DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit të Malit të Zi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit të Malit të Zi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit
Avatar photo Redaksia

Prokuroritë e Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmbushur nevojat e luftës efektive kundër të gjitha llojeve të krimit, kështu u dakorduan Ushtruesja e Detyrës së Prokurores Supreme të Shtetit të Malit të Zi, Maja Jovanović, dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, në takimin e përbashkët, i cili është mbajtur në Podgoricë.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që anëtarët e grupit kriminal bashkohen lehtësisht, se bota e tyre nuk njeh kufij dhe procedura burokratike. Pikërisht për këtë, për ne është veçanërisht e rëndësishme arritja e një bashkëpunimi direkt i cili do të mund të përshpejtonte veprimet konkrete të prokurorive të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit, Maja Jovanoviq.

EkoHigjiena

U.D. Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta do të kontribuojnë njëkohësisht si në parandalimin ashtu edhe në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, në radhë të parë të krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi i dakorduar në periudhën e ardhshme do të rezultojë në përshpejtimin e procedurave në çështje të veçanta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.