Gjeneral Jashari është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku me këtë rast vizitoi Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Gjatë vizitës Gjeneral Jashari u takua me Komandantin aktual të Akademisë, Gjeneralmajor Duncan Capps dhe Komandantin në ardhje, Gjeneralmajor Zachary R. Stenning.
Gjatë takimit KOMFSK e falenderoi Gjeneralin Capps për kontributin dhe diskutuan për bashkëpunimin ngushtë të FSK-së me Akademinë Sandhurst.
Po ashtu, Gjenerali Capps shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për Oficertët e FSK-së që kanë ndjekur studimet në këtë akademi si dhe për kontributin dhe performancen e Oficerëve instruktorë të FSK në Sandhurst.
FSK dhe Akademia Sandhurst kanë një histori bashkëpunimi mbi 12 vjecare, ku deri me tani kanë diplomuar me dhjetëra Oficerë të FSK-së. Aktualisht kemi dy Oficerë duke ndjekur trajnimin dhe një Oficer instruktor që kontribuon në trupën e instruktorëve të akademisë.
Gjatë kësaj kohe Gjeneral Jashari vizitoi ambientet e akademisë, u takua me stafin akademik dhe instruktorët, dhe iu prezantua një brifing informues mbi misionin, detyrat, konceptin e trajnmit dhe vizionin e edukimit të së ardhmës /2LONLINE/