DYLON

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89
Avatar photo Redaksia

Këtë fundjavë starton edicioni i ri 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Dy skuadrat gjilanase do ta nisin kampionatin të shtunën.

Gjilani do të jetë nikoqir i skuadrës së  Ferizajt, derisa Drita do të jetë udhëtuese për t’u ballafaquar  me skuadrën Trepça ’89.

EkoHigjiena

Që të dyja këto takime nisin në ora 17:00.

Përndryshe, të shtunën luhet edhe ndeshja tjetër  Dukagjini-Prishtina.

Të dielën luhet vetëm ndeshja Drenica-Llapi në orarin e njëjtë, kurse ndeshja Malisheva-Ballkani është shtyrë, për shkak se Ballkani të enjten e zhvilloi ndeshje në garat evropiane.

Përndryshe, Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e plotë të ndeshjeve të BKT Superligës për fazën e parë.

Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katari 2022”, Komisioni i Garave ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa javë do të zhvillohen në mesjavë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.