Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, Nënkolonel Stephen Forrest, të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i cili ishte në mision në Kosovë në cilësinë e Këshilltarit të Komandantit të FSK-së, për periudhën gusht 2023 – maj 2024, njofton FSK.
Nënkolonel Forrest falënderoi KOMFSK-në, për mundësinë e krijuar që të ofrojë mbështetjen dhe ekspertizën e tij për FSK-në në funksion të rritjes së kapaciteteve luftarake të FSK-së. Ndërsa KOMFSK e falënderoi atë për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në rritjen e trajnimeve kolektive dhe individuale që zhvillohen në Kosovë dhe Britani për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në fund të takimit, Gjeneral Jashari e dekoroi me medalje për “Shërbim Vetëmohues” Nënkolonelin Forrest për përkushtimin e tij në avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. /2LONLINE/