DYLON

Policia e Kosovës vizitë në Kopshtin e Fëmijëve “Ardhmëria”, në Gjilan

Policia e Kosovës vizitë në Kopshtin e Fëmijëve “Ardhmëria”, në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti sektorial dhe ai i policisë në Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një vizitë në Kopshtit e fëmijëve ,”Ardhmëria’’ në qytetin e Gjilanit.

Kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin e këtij kopshti.

EkoHigjiena

Zyrtarët policor me këtë rast përmes një ligjërate kanë njoftuar fëmijët për rregullat dhe sjelljen e tyre në komunikacionin rrugor.

Në ligjëratë përveç stafit edukatorë, kanë marrë pjesë rreth tetëdhjetë (80) fëmijë, janë pranuar shumë pyetje të fëmijëve në lidhje me detyrat dhe angazhimet e zyrtarëve policore.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.