Në Komandën e Logjistikës është organizuar ceremonia e përfundimit të kurseve: logjistikë dhe furnizim si dhe kursi ndihma e parë dhe higjiena fushore të realizuara në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, njofton FSK.
Kursin për Logjistikë dhe furnizim kishte për qëllim të përgatitë ushtar dhe nënoficer, të gatshëm për të kryer detyrat në fushën e logjistikës dhe furnizimit për përmbushjen e misionit të njësive të FSK-së, ndërsa Kursi Ndihma e parë dhe Higjiena fushore përgatit ushtarakët për dhënien e njohurive për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrim të Ndihmës së Parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura, dhënia e njohurive për rëndësinë e Higjienës fushore dhe procedurat për zbatimin e saj.
Shefi i Shtabit të Komandës Logjistike Kolonel Astrit Halilaj ka falënderuar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes për bashkëpunim lidhur me realizimin e këtyre kurseve, dhe kjo na jap mundësin që të përgatisim ushtarak të zot në përmbushjen e misionit të FSK-së. /2LONLINE/