Në kuadër të planifikimit vjetor Regjimenti i dytë i këmbësorisë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Flaka’’ në Aeroportin e Gjakovës dhe poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës.
Në këtë ushtrim është bërë validimi i togjeve të kompanive të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë me qëllim të testimit të kapaciteteve të këmbësorisë, fokusuar në operacione sulmuese, mbrojtëse dhe operacione të stabilitetit.
Qëllimi i ushtrimit është ngritja e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të togjeve dhe kompanive për të qenë sa më të përgatitur profesionalisht në përmbushjen e misionit të regjimentit, njofton FSK. /2LONLINE/