Në pikëkalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.Departamenti i Policisë Kufitare, njofton në një komunikatë për media se edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, përsëri sot në pikë-kalimin kufitar Merdar dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona me pritje të gjata si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës që lidhet me Serbinë, transmeton Telegrafi..
Informacionet e orës 14:00 tregojnë se në Merdar kolona në hyrje është e gjatë diku rreth 2 – 3 kilometër me pritje prej 3 – 4 orë, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth 2 kilometra me pritje të cilat zgjasin për rreth 3 orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje është e gjatë diku rreth 1-1.5 kilometër me pritje prej 40 min deri në një orë , ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth një kilometër me pritje të cilat zgjasin prej një deri në një orë e gjysmë.
Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi të shfrytëzojnë pikëkalime e tjera kufitare, pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimin kufitar Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekollë, ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave.
Sipas zyrtarëve policorë të Kosovës, nga ana e tyre puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.
http://www.telegrafi.com/lajme/kolona-te-gjata-ne-pikekalimet-kufitare-me-serbine-2-48786.html