Sfida në tejkalimin e procesit problematik dhe jo funksional të intranetit si dhe ueb faqeve në Komuna, mbetet pikë qendrore e angazhimit të vazhdueshëm të Kolegjiumit për Teknologji informative në përmirësimin e shërbimeve të intranetit në Komuna.
Në kuadër të zhvillimeve të fundit sa i përket problemeve të shfaqura në ueb faqe dhe intranet, takimi i zyrtarëve komunal për teknologji informative është pjesë e bashkërendimit të aktiviteteve me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) që tani e tutje do të përkujdeset për menaxhimin, administrimin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e ueb faqeve. Duke marrë parasysh se ASHI kanë nisur një proces të dizajnit për ueb faqet zyrtare të institucioneve në vend, në këtë proces do të përfshihen edhe Kolegjiumi për Teknologji Informative si pjesë transferimit të sistemeve elektronike të teknologjisë informative në komuna.
Zyrtarët Komunal për Teknologji informative edhe një herë shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndryshimet aq shumë të nevojshme në sistem, përmes sugjerimeve në përmirësimin dhe tejkalimin e pengesave të deritanishme që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit në mënyrë specifike problemet e komunave me Intranetin – Implementimi i Versionit të ri, problemet në funksionalitet të ueb faqeve, E-Kioskat, platforma shtetërore E-Kosova, migrimi i të dhënave dhe e-arkivës.
Të pranishmit po ashtu vlerësuan angazhimin e të gjitha palëve në ngritjen e shërbimeve lokale ne platformën E-Kosova, njëherit edhe adresimin e propozimeve për shërbimet që duhet të përfshihen në të ardhmen në platformën E-Komunat, duke kërkuar që të ketë sa ma shumë shërbime të nivelit lokal të ketë në platformë.
Zyrtarët Komunal për Teknologji Informative, shprehën edhe një herë nevojën vitale për një koordinimin më të mirë të Kolegjiumit dhe ASHI-së dhe për të gjitha kërkesat e adresuara, në mënyrë që të bëjnë edhe një herë vlerësimin dhe plotësim ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mos cenohet mbarëvajtja e shër /2LONLINE/