Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave.
Ndalimet:
Një (1) person i ndaluar për shkak të veprës penale “ Lëndim i rëndë trupor”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale“ Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Keqpërdorimi I pozitës apo I autoritetit zyrtar”. /2LONLINE/
