Kësaj radhe, në kuadër të “Koha për poezi: kemi poezinë Urime Mundësia të Ismail S. Rexhepi
Urime Mundësia
Nëse,
nuk je i fortë, i gatshëm,
guximtar dhe i aftë për ta zotëruar mundësinë
pengesat ti kalosh si një atlet në fushën e njëqind metra pa vija
Dhe kur vjen të përdoret përvoja e shkathtësia
injorantët ti fitosh me injorancë,
Joprofesionistët ti fitosh me profesionalizëm,
Konkurrenca jolojale të largohet vet e bindur.
Hajnat haraçi e të korruptuarit
kurrë mos ta dinë ku është nisma e jote
Miqve t’u ushtrosh teorinë e Darvinit
Relativitetin e Ajnshtajnit ta bësh sallata, meze e raki
Dhe përsëri s’të ka mjaftuar shkathtësi
Sintezën nëse e kalon me njerëzi
Edhe kur Galileo nuk prek punë me dorë
Në shiritin e Konvejerit edhe njëqind të tjera marrëzi
Mundësin kanë për me ta gri t’u t’quajtur horr
dhe duhesh patjetër ta pranosh me dashuri
…dështakët do të thonë, eh horri e pat këtë mundësi.
Që tani nisu
Urime mik mundësia!
/Ismail S. Rexhepi/