DYLON

Bunjaku shpalli listën kundër Turqisë dhe Senegalit

Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, në orët e paradites së sotme ka shpallur listën e futbollistëve që do të luajnë kundër Turqisë dhe Senegalit. Më 21 maj në stadiumin “Adem Jashari” në orën 18.00, Kosova sfidon Turqinë, ndërsa katër ditë më vonë (më 25 maj) takohet në Gjenevë me Senegalin. Dy ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe një test i madh për kombëtaren tonë. Që nga sot, në orën 14.00 dalin në shitje edhe biletat për ndeshjen me Turqinë, të cilat kushtojnë nga 5 deri në 20 euro. Ja lista e kombëtares së Kosovës: Samir Ujkani (Palermo), Kushtrim Mushica (Prishtina), Julian Bibleka (Eintracht Frankfurt), Lum Rexhepi (Honka), Shkodran Metaj (Emmen), Kristian Nushi (St. Gallen), Fanol Perdedaj (Cottbus), Debatik Curri (Sevastpol), Bajram Jashanica (Besa e Kavajës), Anel Rashkaj (Sandnes), Enis Alushi (Paderborn), Liridon Krasniqi (Fethiyespor), Faton Toski (Eintracht Frankfurt), Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt), Mentor Zhdrella (Drita), Mehmet Hetemaj (Honka), Eroll Zejnullahu (Union Berlini), Yll Hoxha (Kukësi), Imran Bunjaku (Grasshoppers), Albert Bunjaku (Grasshoppers), Albion Avdijaj (Grasshoppers), Alban Bunjaku (Sevilla) dhe Dardan Rexhepi (IF Brommapojkarna).

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.