(2L ONLINE) – Njeriu, në këtë rast ky plak, merr faturën që i kanë sjellë ata të distribucionit *KEDS* dhe niset për ta paguar. Pa e ditur fare sa ka për të paguar. Në fakt i ka lëshuar një sy faturës dhe në mesin e shumë shifrave në faturë ka parë një që iu ka dukur si ajo shifra e zakonshme që ka paguar deri më tani dhe me atë ide ka shkuar te sportelet e distribucionit.
Ju ka drejtuar punëtores së atij sporteli dhe i ka dhënë faturën,dhe është bërë gati të paguaj shumën që kishte në mendje. Por në vend të vazhdimit të procedurës ay merr një përgjigje ‘bombë’!! – Axho,i kie 101 euro për të paguar! 101 euro për një muaj me pajisje të zakonshme shtëpie?
-Si është e mundur kur ne kurrë deri më tani nuk kemi paguar një shumë kaq të madhe me po të njëjtat pajisje?!!!! Zakonisht kemi paguar nga 30-40 euro e rrallë ka mundë të shkojë 50 e 60 euro në muaj, po 100, asnjëherë!
Ky është ankuar më pastaj te ata që kanë pretenduar se janë autoritete aty në KEDS por më e shumta që ka marrë është një tentim shpjegimi se fatura është e arsyeshme. Se tani jeni duke paguar faturë dimri e përralla të ngjashme sikur….qa me bo axho ne jemi veç punëtor këtu!!
– Po si ka mundësi edhe po të jetë faturë me tarifë dimri të jetë më e shtrenjtë për më shumë se 100 për qind!! Si ka mundësi që në faturë jepen gjithë ay farë lloji shifrash pa ndonjë shpjegim të qartë se për çfarë janë, përpos atij të tvsh e i cili edhe ashtu është i lartë për atë shumën e dhënë. E i cili tatim është 14 euro!!! Po një tjetër e po një tjetër…
E ua them me përgjegjësi se ky njeri plak, ishte shumë i revoltuar! Më së pari në shtetin e ‘qenve’ si shprehej ay. Këtij shteti pak iu duk se na vidhte, tani e privatizoi dhe u a shiti po ashtu hajnave, akoma më të pa skrupull! Revolta e këtij njeriu nuk është revoltë vetëm e një njeriu, por e një shtrese të tërë. Tani se kurë do shpërtheje një zot e di, por se do shpërthejë një ditë nuk diskutohet!
/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/