Kodra e Dëshmorëve në Gjilan i kanë bërë pritje të ngrohtë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin bashkëbisedues, nën respektimin e masave anti-COVID-19.
Në emër të nëndegës ka folur Avdyl Jerliu, i cili ka theksuar se qëndra aktivistë e veprimtarë të Kodrës së Dëshmorëve, janë duke punuar aktivisht në terren në këtë pjesë, për ta bërë fitoren e historike të 17 tetorit.
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar qytetarët për këtë zotim dhe mbështetje ndaj tij, ndërkaq ka bërë të ditur investimet e mëdha komunitare në kuadër të rigjenerimit urban.
“Faleminderit pafund për mbështetjen e ofruar nga Kodra e Dëshmorëve. Rigjenerimi urban do të reflektohet edhe në këtë lagje, me projeksionet e investimeve edhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Kemi shumë punë para nesh. Kjo mbështetje përkthehet përgjegjësi më të madhe në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë nëndegë e i janë adresuar të pranishmëve me mesazhin e fitores edhe dy kandidatët për asamble komunale, Avdyl Jerliu e Valdrin Halimi.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/