DYLON

Presidentja Osmani: Kosova e bekuar me miq sikurse presidenti Clinton

Presidentja Osmani: Kosova e bekuar me miq sikurse presidenti Clinton
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, e cila po qëndron në New York është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Presidentja Osmani ka falënderuar ish-presidentin Clinton për të gjitha që i ka bërë për popullin tonë.

EkoHigjiena

“Të thuhet që Kosova është bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnik do të ishte një vlerësim i pamjaftueshëm.

Z. President @BillClinton, faleminderit për të gjitha që i keni bërë për popullin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit të saj në New York, presidentja Osmani në margjinat e sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.