Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave (08/L-247), do të hyjë në fuqi më 26.05.2024.
Siç parashikojnë dispozitat kalimtare dhe përfundimtare, aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të miratohen brenda një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi të tij. Deri në miratimin e këtyre akteve nënligjore, do të vazhdojnë të zbatohen aktet nënligjore ekzistuese, për aq kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri. Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri, do të shfuqizohen:
– Kodi nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë;
– Ligji nr. 04/L-099 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë;
– Çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.
Ky ndryshim i rëndësishëm synon të modernizojë dhe përmirësojë sistemin doganor dhe të akcizave në Kosovë, duke ofruar një kornizë më të qartë dhe më të efektshme. Kodi i ri është hartuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar tregtinë, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e doganimit për bizneset dhe individët, njofton Dogana e Kosovës. /2LONLINE/
Linku per shkarkimin e Kodit: https://dogana.rks-gov.net/Law