Në Preshevë Skandalet e koalicionit “NDRYSHIMI” dhe “SHPËTIMI”, në 100 ditët e para të qeverisjes lokale
Pas zgjedhjeve të 24 prillit, dy partitë me sloganin “NDYSHIMI” dhe “SHPËTIMI”, nuk i kanë lëvizur gjëra përpara në dobi të qytetarëve, por në dobi të interesave të ngushta personale dhe partiake.
Kjo e fundi është e njohur për krim administrativ dhe ku gjen mbështetjen nga organe Republikane të Serbisë. Ndërsa kjo e “Ndryshimit”, pas lidhjes me koalicioni ka filluar të shkojë po në atë rrugë si veprojnë gjitha subjektet politike shqiptare. “Ti mua, unë Ty”
Të mirat e “NDRYSHIMIT””
Asfaltimi i rrugës “15 Nëntori”,
Sjellja e bankave nga Gjermania për shkollën e mesme,
Është përfolur se ka filluar grumbullimi i qenve endacakë, por akoma nuk ka konkret.
Të mirat e “SHPËTIMIT”:
Zero,
Të metat e “NDRYSHIMIT” dhe “SHPËTIMIT”:
Fillimisht partitë e koalicioni kanë deklaruar se nuk do të jepni mundësin që dikush të gëzoj dy vende të punës, kryetarja e kuvendit zonja Ardita Sinan, ushtron postin e profesoreshës në Shkollën e Mesme “Skënderbeu” dhe postin kryetares së Kuvendit Komunal, që do të thotë merr dy paga.
Keni deklaruar se nuk ka nepotizëm, tani janë larguar Zhunica, na ka ardhur Norqa e Tërrnava.
Pas deklarimeve të juaja në fushatën parazgjedhore se punësimi do të bëhet me konkurs dhe njerëz profesional. Shumë njerëz prisnin hapjen e konkurseve në shtator, erdhi Shtatori konkursi nuk u pa, i punësuat e rahatuat militantët partiak dhe deklarata e juaja i mori lumi.
Kryetari komunës shkon dhe takohet në shkollën “Prof. Ibrahim Kelmendi” me drejtoreshën e cila ka vepër penale për keqpërdorim të detyrës sipas nenit 359 KZ . Në vend se të kërkoj për shkarkimin e saj ai mbyll sytë dhe sikur të jetë normale. Pasi që vjen nga Gjermania besojmë se e din se çka nënkupton vepra penale për një drejtor shkolle.
Nuk e merr si parim kryesor kuadrin dhe cilsinë në shkolla dhe largimin kriminelëve administrativ, por merreni me me tualetet dhe muret e shkollës.
Keni deklaruar se do te emëroni drejtorë profesionist, ju tani po emëroni klanin partiak edhe atë me ushtrues detyre vetëm e vetëm për të kënaqur apetitet e tyre.
Keni qenë kategorikisht kundër kockave dhe projekteve të ish kryetarit z. Ragmi Mustafa. Ju nuk hezitoni dhe dilni ne oborret e shkollës dhe tregoni muskujt me kockat dhe projekte e z. Ragmi Mustafës, e besa edhe në Miratoc e Cakanoc.
“SHPËTIMI” dhe “NRYSHIMI”, duke u treguar se ju zgjidhni problemet e teksteve, ju zgjidhet problemin e Serbisë për ta mësuar nxënësit tanë Karaxhorgjeviqin e Jo Skënderbeun.
Politika juaj me Beogradin pa asnjë kusht! Nuk na brengos fakti i “SHPËTIMI”, por i “NDRYSHIMIT”.
Në vazhdimësi “ NDRYSHIMI” dhe “SHPËTIMI” në fushatë parazgjedhore edhe tani po e quani pushtetin e kaluar se ka qenë korruptiv, Ju nuk keni ngritur hetuesi,as nuk keni ngritur ndonjë padi gjyqësore për keqpërdorime?! Nëse nuk sillni dëshmi, ju keni obligim moral te bëni kërkim falje publike ndaj ish kryetarit zotëri Ragmi Mustafa!
Skandali më i madh i koalicionit “NDRYSHIMI” dhe “SHPËTIMI” që flisni në emër të gjithë kombit Shqiptarë se: Shqiptaren nuk duan ndryshim te kufijve, Ju po harroni se për këto gjera madhore jeni sa një pik ne oqean për të folur. Sa për ta kujtuar se ne marrëveshje Helsinkit Konferencës së parë për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Në marrëveshjen e rëndësishme diplomatike, u ra dakord për paprekshmërinë e kufijve të pas luftës në Evropë, ku një nga pikat ishte se:
Ndryshim të kufijve me dhunë apo luftë nuk do të ketë. A cila nënkupton se me marrëveshje mund të ketë. Dhe çka është më me rëndësi se këtë marrëveshje për siguri dhe bashkëpunim nënshkruan 35 shtete, por Shqipëria nuk nënshkroi për shkak padrejtësive që Ju kanë bërë Shqipëris duke e copëtuar pikë e pesë. Për këtë deklaratë nuk mund t’ju akuzoj vetëm Ju pasi që për këtë nuk është distancuar as partneri i koalicioni e as kryesija e APN-së.
Ne si OJQ jemi të shqetësuar nga “NDRYSHIMI”, se me “SHPËTIMI” kemi përvojë më shumë se dy decenie e gjysmë.
P.S Një satelit i “SHPËTIMI”, pas njoftimit të QHM-së se do të mud të lexoni për 100 ditët e qeverisje lokale në Preshevë, me nguti kishte “shkruar” një “analizë” dhe kishte vërtetuar se pushteti aktual është i dështuar. Por, ky i fundit për të mbuluar turpin e PVD-së për 26 vjetë hedh të gjitha akuzat dhe kritika në kurriz të kryetari Shqiprim Arifi. E turpshme dhe madje e mjerueshme.