(2LONLINE) – Lidhur me therjen me thikë që ka ndodhur sot në shkollën ekonomike të Gjilani ka reaguar edhe Këshilli I Nxënësve të Gjilanit KNGJ. Në emër të këtij organizmi Bled Syla nënkryetar i KNGJ-së ka thënë se si organizëm i nxënësve, dënojnë rastin e tmerrshëm që ka ndodhur mes nxënësve të shkollës ekonomike “Marin Barleti” brenda tempullit të dijës.
“Lusim organet e hetuesisë së bashku me organet tjera të sigurisë së shtetit, të marrin masat e duhura të ndëshkojnë akterët që shkaktuan konfliktin. Gjithashtu, shpresojmë që nxënësi i sulmuar, të shëndoshet dhe të kthehet në bankat shkollore dhe të vazhdojë jetën përpara”, ka thënë Syla.
Ai tha se duhet shtuar masat e sigurisë brenda objekteve shkollore, që këto skena të mos përsëritën më. “Apelojmë edhe te nxënësit, të jenë më të kujdesshëm, sepse konfliktet nuk sjellin asgjë”, ka thënë Bled Syla nënkryetar i KNGJ-së. /2lonline/