(2LONLINE) – Rreth 55 familje që jetojnë në dy Banesat Sociale në Gjilan, në këtë fundvit, janë ndihmuar nga Klubi Rotarian Gjilan, me dhurata për fëmijë dhe pako ushqimore (produkte të mishti).
Pasi ditë më parë, ky Klub kishte organizuar aktivitetin e tyre tradicional “Darka e fundvitit”, nga ku ishin grumbulluar mjete për këtë aktivitet, tani më është bërë edhe shpërndarja e tyre për këto familje që jetojnë në këto dy ndërtesat e banimit social.
“Babadimri rotarian”, rolin e të cilit e luante rotariani gjilanas Fatos Qerimi, shoqëruar edhe nga rotarian të tjerë, Vehbi Salihu, Ardian Shllaku e Muhamet Halili, kanë trokitur në çdo derë të këtyre dy ndërtesave kolektive dhe me urimet për festat e fundvitit kanë shpërndarë dhuratat, e nga ana tjetër ata janë mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga të gjitha këto familje, e sidomos nga fëmijët që u shprehen të lumtur për praninë e Babadimrit edhe në banesat e tyre.
Ky aktivitet u mundësua fal ndihmës të të gjithëve rotarinëve gjilanas, pastaj mysafirëve nga RC Ferizaj, nga kreu i komunës Lutfi Haziri, rotariani Neshad Asllani, biznesmeni Afrim Hasani, e një kontribut të veçantë, me dhurata për fëmijë, e kanë dhënë edhe Rotaract Club “Illyrian” nga Prishtina.
Përndryshe, aktivitetet shërbyese për komunitetin lokal por edhe me gjerë, të Klubit Rotarian Gjilani, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen përmes aktiviteteve të ndryshme rotariane. /2lonline/