Projekti „Klubi rinor për të drejtat e njeriut dhe pakicave“, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Bujanocin, por veçanarisht për të rinjët në këtë qytet, të cilët janë të kënaqur me atë se janë bërë pjesë e programit të cilin e financon Këshilli i Europës.
Vjollca Aliu, udhëheqëse e klubit për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ka thënë për ndelnik se anëtarët e këtij klubi përmes ndihmës së vullnetarëve të rinj dhe komunës së Bujanocit kanë arritur që të renovojnë një hapësirë të lënë pas dore, në të cilën dikur janë mbledhur të rinjët.
“Hapësirën e kanë ngjyrosur, kanë blerë kompjutor, karrika dhe të gjitha sendet tjera të cilat kanë qenë të nevojshme për punën e klubit. Aktivitetet fillestare të klubit janë bazuar në punën e dorës, përgjatë së cilës të rinjët kreativ nga sendet e vjetra kanë krijuar sendet e reja. Tavolinat dhe karrikat i kanë ndërtuar nga guma, plastika dhe druri, ndërsa gjërat e vlefshme rreth të drejtave të njeriut i kanë mësuar nga personat e lëmisë së drejtave të njeriut”, është shprehu Aliu, transmeton Titulli.com.
Sipas saj në pjesën e epërme të zyrës së klubit kanë krijuar këndin etno nga sendet të cilat janë më të vjetra se 100 vite.
Gjatë projektit të përmendur janë realizuar edhe emisionet radiotelevizive, tryezat e rrumbullakëta, konferenca, trajnime dhe vizita studimore në Beograd, ndërsa të gjihta janë realizuar për qëllim të forcimit të drejtave të njeriut dhe pakicave.
Vllojca Aliu thotë se anëtarët e klubit tani kanë qëllim të sigurojnë mjetet financiare për punën e mëtutjeshme të klubit, ashtu që të rinjtë e Bujanocit të mund të vazhdojnë aktivitetet e veta në forcimin e drejtave të njeriut dhe pakicave në këtë komunë multietnike.