Ka përfunduar turiniri mbarëkombëtar në futboll “Tërnoci 2018” me pjesëmarrës nga Tetova, Peja, Ulqini dhe Durrësi ndërsa fitues është shpallur ekipi nikoqir.
Drejtori i Klubit Futbollistik “Tërnoci”, Enis Salihu ështe shprehur i kënaqur me këtë organizim që ka tubuar shqiptarët e të gjitha trojeve në këtë manifestim sportiv.
Sipas tij KF “Tërnoci” shpallet kampion i turnirit mbarëkombëtar “Ternoci 2018”, vendi i dytë i takoi KF “Pejës”, vendi i tretë u nda për KF “Tetova” ndërsa ekipi i Durrësit dhe Ulqinit u shquan per “fair play” ndërsa golshenues më imirë u zgjodh Gentrit Ebibi.
Ky turnir është organizua në jubileun e parë të ndarjes nga jeta të sportistit, trenerit, mësuesit dhe njërit ndër kontribuesit e KF Tërnocit, REXHEP ADILIT – REXHËS dhe është përkrahur financiarishtë nga komuna e Bujanocit.
BURIMI: Titulli.com