(2LONLINE) – Garat në futboll të vogël që janë zhvilluar në kuadër të manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut” janë përmbyllur me ndeshjen finale mes ekipit “Kema” nga Vitia dhe Radivojcit. Ndeshja e rregullt mes këtyre dy ekipeve, u përmbyll me rezultat të barabartë 2:2 dhe u ekzekutuan penaltitë.
Ekipi “Kema” nga Vitia u tregua më i suksesshëm në ekzekutimin e penaltive dhe kështu arriti të mund ekipin e Radivojcit me rezultat 6:5 duke u bërë fitues i i turnirit në futboll të vogël “Flakadani i Karadakut 2014”. Vendi i dytë i takoi Radivojcit kurse vendi i tretë Kabashit. Të theksojmë se organizatorët e manifestimit, kanë shpallur edhe lojtarin më të mirë, golashënuesin dhe portierin më të mirë të këtij turniri. /2lonline/