Klubi i Karatesë “AS” nga Gjilani, fitoi 10 medalje dhe nxori 6 – Kampion në Turneun kualifikues “Shpresat e Kosovës 2017 ” i cili është organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës për Grup moshat 7 deri 17 vjeç.
Me medalje të Arta – Kampion u shpallen: 1. Olt Ademi 9-vjeç KATA 2. Lis Imeri 10-vjeç KATA 3. Elorinë Musliu 11-vjeç KUMITE -40 kg. 4. Belinë Rashiti 12-vjeç. KUMITE +42 kg. 5. Dren Imeri 13-vjeç. KUMITE -50 kg. 6. Hatigje Zejnullahu 14/15-vjeç. KUMITE -47 kg.
Me medalje ARGJENTI – nënkampion u shpallen… 1. Elsa Bilalli 7-vjeç. KATA 2. Elion Musliu 9-vjeç. KATA 3. Lis Imeri 10-vjeç. KUMITE -40 kg.
Me medalje Bronzi u shpërblye… 1. Belinë Rashiti 12-vjeç. KATA
“Kryesia e klubit, trajnerët dhe prindërit u ndan shumë të kënaqur me performancën e garuesve te cilët treguan paraqitje të shkëlqyer dhe sjellje sportive. Klubi do të vazhdon aktivitetin e tij edhe në garat e ardhshme”, ka thënë Alban Beqiri – kryetrajner i klubit AS – Gjilan.