Klubi i Karatesë “Drita” klubi më i mirë në Kosovë ndërsa Benjamin Shabani, karateisti më i mirë (mbreti) në Kosovë për vitin 2019.
Me datë 04.02.2020 Federata e Karatesë e Kosovës shpalli më të dalluarit për vitin 2019 si në kategoritë individuale ashtu edhe në kategorinë klubet më të dalluara. Nga rreth 50 klubeve të karatesë sa janë anëtare të FKK-së klubi i karatesë “Drita” shpallet klubi më i mirë në Kosovë për vitin 2019 në kategorinë elitare të seniorëve, pesë kareteistë hyjnë në mesin e më të mirën ku njëri prej tyre shpallet karateisti më i mirë në Kosovë.
Nga KK “Drita” në mesin e më të mirëve ishin: Nart Klaiqi, në mesin e pesë më të mirëve, grupmosha 9 vjeç, Endrit Beka në mesin e 10 më të mirëve në grupmoshën e juniorëve, Shpresim Shabani, në mesin e 10 më të mirëve tek seniorët, dhe Benjamin Shabani, Karateisti më mirë (mbreti) për vitin 2019, tek seniorët.
Kryetrajneri i klubit “Drita” Blerim Hajdari shpallet trajneri më i mirë në Kosovë tek seniorët ndërsa ikona e klubit tonë Elhami Shabani nga FKK-ja nderohet me mirënjohje speciale për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare.
Kryetari i klubit të karatesë “Drita” z. Arsim Ibrahimi i përgëzon të dalluarit e zgjedhur për rezultatet e arritura, falënderon kryetrajnerin Blerim Hajdarin për kontributin e vazhdueshëm ndërsa “Luanit” Benjamin Shabani i dëshiron suksese edhe më të mira në vitin 2020, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Një falënderim i veçantë shkon për ikonën e klubit tonë, njëherit garues dhe trajner, Elhami Shabani ku pa kontributin e ti të jashtëzakonshëm nga ai nuk do ti arrinim këto rezultate kulmore.
Kryesia e klubit, trajnerët, karateistët dhe prindërit e KK “Drita” i përgëzojnë të gjithë karateistët tanë për rezultatet e arritura në vitin 2019, e përgëzojnë kryetrajnerin Blerim Hajdari për zgjedhjen e trajnerit të vitit 2019 nga FKK-ja, e përgëzojnë “Luani”-n e klubit tonë Benjamin Shabanin për rezultatet e arritura në vitin 2019 si dhe i përgëzojnë edhe garuesit e tjerë të cilët u ranguan në mesin e më të mirëve.
Njëherësh të gjithë karateistëve tanë kryesia e klubit ju dëshiron suksese edhe më të mira në vitin 2020 si në garat vendore po ashtu edhe në garat ndërkombëtare.
Në fund nuk kemi tjetër ç’të shtojmë veçse TRADITA VAZHDON.