/2L ONLINE/ – Klubi i Karatesë “ARENA” nga Peja, shënon dyvjetorin e themelimit me shumë suksese. Dy vite më parë, pikërisht me 09.12.2013 qytetit të Pejës ju shtua edhe një klub i Karatesë me emrin “Arena”, të cilin e themeloi Instruktori i mirënjohur pejan , mjeshtri i shkalles 5-të sensei Bajram Desku.
Të theksojmë që Instruktori Desku, njëkohësisht është edhe refer kombëtar që 15 vite dhe me autoritet ndanë drejtësinë në garat vendore dhe ato regjionale. Duke u bazuar nga përvoja e tij, si ish garues dhe trajner për 20 vite me radhë, të gjithë në klub pothuajse nuk kishin fare dilema për rezultate pozitive, dhe këtë e dëshmoi instruktori Desku pas katër muaj të themelimit të klubit, ku garuesit e rinj sollën medaljet e para qytetit të Pejës dhe Klubit, duke vazhduar me rezultate të mira deri me ditën e sotme.
Klubi u konsolidua shumë shpejt fale angazhimit te kryesisë, trajnerit dhe bashkëpunëtorëve tjerë dhe tani funksionon ne mënyrë të shkëlqyeshme edhe pse ndihma dhe përkrahja e organeve kompetente është minimale nxënësit janë duke sjellë rezultate të vazhdueshme.
“Vlen të theksohet se për këto dy vite themelimi klubi ka arrit të kurorëzohet me gjithsej 45 medalje nga garat vendore dhe ato rajonale. Po ashtu klubi ka organizuar tri provime për gradimin e nxënësve me Breza, kurse tani klubi gradualisht është në fazën e masovizimit dhe numëron afër 30 anëtarë dhe synimi i ynë është t’i edukojmë fëmijët në fryme sportive e të nxjerrim sa më shumë talent dhe kampion”, ka thënë Bajram Desku. /2L ONLINE/