Klubi i karatesë “AS” është themeluar më 06. 03. 2011, ndërsa është çertifikuar në fillim të muajit maj të këtij viti. Si klub i ri, i sapo formuar me kryetrajnerin Alban Beqiri, e kryetarin Ahmet Dakun, mund të themi lirisht se, përkundër vështirësive që paraqiten për çdo organizim fillestar, e më së shumti financiar, po at vit mori pjesë në të gjitha garat që organizoheshin në Kosovë , dhe përkundër që ishte fillestar dhe me pak përvojë, tregoi suksese të mira duke u barazuar, pothuajse me klubet tjera gjilanase që kishin veç një përvojë disavjeçare.
Kërkesa për anëtarësim, përkatësisht për ushtrime e trajnim të nxënësve, ishte mjaftë e madhe , por klubi “AS”, nuk kishte parim që të ketë shumë nxënës e pak kualitet. Pra, trjaneri Alban Beqiri dhe udhëheqësit e klubit preferonin që të kenë një numër të caktuar nxënësish, një numër jo të madh, por ata që janë, të jenë kualitet. Dhe ky synim gjatë këtyre viteve është arritur, ngase si klubi më i ri, shpjet u barazua me klubet tjera e shpesh duke ua kaluar atyre me pjesëmarrje e natyrisht edhe me marrjen e medaljeve në garat e ndryshme që janë organizuar në Kosovë e jashtë saj.
Rrugëtimin i klubit e kanë përcjellë vazhdimisht vështërësi financiare, ngase siç e dini, në përgjithësi kultura e sporti në Kosovë nuk është përkrahur e ende nuk po gjenë përkrahje të duhur, por dashamirët e artit marcial të klubit AS, duke e parë interesimin e madh të nxënësve për këtë art, kanë sfiduar vështirësitë duke punuar vullnetarisht , me mjete e pa mejete financiare, duke u ndihmuar nga donatorë e nga prindërit. Dhe në këto 5 vite, klubi i karartesë jo vetëm që nuk e ka ndërprerë punën por ka pasur rritje, ka treguar suksese në gara dhe është duke u rritur, sikurse edhe në të ardhmen, do të kete suksese.
Sukseset e klubit janë prekur përgjatë këtyre viteve, por mund të thuhet se, sivjet në fillim të vitit klubi i kishte vënë vedit obligim, e kishte objektiv, që në fund të vitit të pajiset me 100 medalje. Dhe në 10 turnet zyrtare, duke filluar nga turneu ndërkombëtar në Strugë të Maqedonisë, pastaj Tetovë, Ulqin, Tivar, kampionatin shtetëror për fëmijë- kadet e junior në Gjlan e Prishtinë, kampionatin mbarëkombëtarë për fëmijë -kadet e junior dhe kampionatin Evropian kadet – junior dhe U21 në Qipro klubi, jo vetëm që e arriti objektivin, por edhe e tejkaloi, duke u pajisur, siç e dini, me 114 medalje dhe atë:
Të arta: 45
Të argjenda: 24 dhe
Të bronzta: 45 medalje.
1. Olt Ademi 20 – medaljet. 15 – të arta, 2 – të argjenda, 3 – të bronzta.
2. Belinë Rashiti 25 – medalje. 11 – të arta, 8 – të argjenda, 6 – të bronzta
3. Hatigje Zejnullahu 13 – medalje. 6 – të arta ,2 – të argjenda, 5 – të bronzta
4. Dren Imeri 12 – medalje. 4 – të arta, 4 – të argjenda, 4 – të bronzta
5. Lis Imeri 9 – medalje. 2 – të arta, 7 – të bronzta
6. Elsa Bilalli 5 – medalje. 4 – të arta, 1 – të bronztë
7. Tahir Ajvazi 5 – medalje. 2 – të arta, 2 – të argjenda, 1 – të Bronztë
8. Elion Musliu 7 – medalje. 5 – të argjenda, 2 – të bronzta
9. Elorina Musliu 4 – medale. 1 – të art, 1 – të argjend, 2 – të Bronzta
10. Lumbardh Tafili 4 – medalje të bronzta
11. Endi Jonuzi 3 – medalje të bronzta
12. Dorarta Sylaj 3 – medalje të bronzta
13. Albion Salihu 2 – medalje të bronzta
14. Bjonda Korbi 2 – medalje të bronzta
Natyrisht në mesin e gjithë këtyre të mirëve dallohen edhe disa që kanë qenë më të mirë. Dhe këtë vit klubi i karatesë “AS”, si garuesin dhe garuesen më e mirë shpalli Olt Ademi me gjithsej 20 medajle të fituara, prej tyre 15 të arta, 2 të argjenda dhe 3 të bronzta dhe Belinë Rashiti me 25 medalje të fituara: 11 të arta, 8 të argjenda dhe 6 të bonzta.
Ky sukses është arritur, së pari me përkushtimin e kryetrajnerit Alban, me ndihmën e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të komunes së Gjilanit, të Kompanisë së Sigurimit “SAS”- Security Gjilan, Kompanisë për shitje të sanitarisë “NGROHJA” – Gjilan, të prindërve e mbi të gjtha me punën dhe disciplinën e nxënësve karateistë.
Ndërsa në rezymenë e këtyre sukseseve, për fund të këtij viti, klubi, më 22. 12. 2016 ka organizuar edhe provimin për breza për ata nxënës që kanë arritur pjekurinë në kategoritë përkatëse, para komisionit të përbërë nga: Rexhep Bajrami, mjeshtër i karatesë 5 DAN, i cili kishte ardhur enkas nga Ferizaji , Fadil Hoti, 3 – Dan, ish kampion i Kosovës dhe rreshter i njësiës speciale në policinë e Kosovës, anëtar i dhe Shkëlzen Balaj, 3 – Dan, kryetrajner i K.K. Dardania – Gjilan, anëtarë tëi Komisionit. Me këtë rast me breza u pajisën:
1. Peon Musmurati: 5 Kyu
2. Elsa Bilalli: 5 Kyu
3. Elion Musliu: 5 Kyu
4. Elorina Musliu: 5 Kyu
5. Bjonda Korbi: 5 Kyu
6. Olt Ademi: 3 Kyu
7. Lis Imeri: 3 Kyu
8. Dren Imeri: 2 Kyu
9. Belinë Rashiti: 1 Kyu
10. Hatigje Zejnullahu: 1 Kyu
Në fund të provimit, kryesia e klubit, me përkrahjen financiare nga Drejtoria e Sportit në Gjilan, ndau çanta sportive për të gjithë nxënësit e klubit.
/Ismet Tafili, sekretar i klubit “AS”/