Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zyrtarin për Rini dhe Sport, Emrush Azemi kanë pritur sot në takim lojtarët e Klubit të Futsallit ” F.C VITA” në krye me trajnerin e këtij klubi, Enver Halili.
Me këtë rast ata kanë njoftuar kryetarin Haliti me sukseset e arritura të këtij klubi.
Kurse i pari i kësaj komune, Sokol Haliti i njoftoi ata angazhimin e komunës së Vitisë për të krijuar sa më shumë hapësira sportive për disiplinat e ndryshme sportive, duke përmendur ndërtimet e fushave sportive në zonat rurale, stadiumeve, palestrës sportive dhe të tjerë.
Haliti potencoi se kjo komunë do të vazhdojë të përkrah të gjitha klubet sportive të kësaj komune por duke pasur parasysh edhe buxhetin e kufizuar. /2LONLINE.com/