Klubi i Badmintonit “Arbëria” nga Komuna e Kamenicës, ka dalë më i suksesshmi në garat e Kampionatit të Kosovës në badminton për çiftet e përzira.
Në garat që janë mbajtur në sallën e sportit të shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë, klubi nga Kamenica ka qenë më i përgatituri nga të gjithë klubet tjera.
Trajneri Afrim Morina është zgjedhur nga Federata e Badmintonit të Kosovës si përzgjedhës, ndërkaq katër lojtare nga Kamenica do të na përfaqësojnë në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet më datën 3 korrik në Shqipëri.
Lojtaret që do të na përfaqësojnë në Kampionatin Ballkanik të Badmintonit: Suela Keka, Sumeja Morina, Arianita Morina dheArbnora Basha.
Duhet theksuar se para disa ditësh Federata e Badmintonit të Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Badmintonit.
Më poshtë gjeni rezultatet nga garat e Kampionatit të Kosovës në badminton :
U-13, Vendi i parë: Gren Ramadani, Eriola Mustafa, KB Don Bosko. Vendi i dytë: Lorik Morina, Fiona Morina, KB Arbëria. Vendi i tretë: Suela Keka, Bardhosh Lenjani, KB Arbëria. U-15 Vendi i parë: Enxhel Basha, Sumeja Morina, KB Arbëria. Vendi i dytë: Argjend Basha, Arianita Morina, KB Arbëria. Vendi i tretë: Edion Morina, Laurinda Morina
KB Arbëria. U-17, Vendi i parë: Arlind Spahiu, Arbnore Basha, KB Arbëria. Vendi i dytë: Blend Fejza,Rina Miftari, KB Ulpiana. Vendi i tretë: Elona Qehaja, Albin Hashani, KB Arbëria.