Me pranimin e futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA, krahas shumë ndryshimeve të kërkuara në futboll, klubeve dhe FFK-së iu duhet një diciplinë dhe rregull në terrenet sportive.
Për këtë, klubet kosovare janë përgjegjëse kur organizojnë ndeshje futbollistike dhe kriteri parësor është siguria në stadium.
Si rrjedhojë, atyre u duhet të angazhojnë masa shtesë të kontrollit dhe të paguajnë kompani të sigurimeve private dhe ekipe të policisë së Kosovës, enkas për ndeshjen e caktuar.
Në këtë rast, kostos së shpenzimeve të klubeve kosovare, iu shtohen edhe ato për siguri dhe mbarëvajtje të ndeshjeve.
Këtë shqetësim e ka publikuar edhe trajneri dhe aksionari i Kf.Llapit, Tahir Batatina.
Kjo është deklarata e plotë: “Pagesa për një ndeshje është nga 450 deri në 500 euro. Klubit po i kushton edhe sigurimi 350 euro për një ndeshje. Kjo është kosto shumë e madhe dhe pa nevojë. Policia e ka për detyrë mbajtjen e sigurisë dhe qetësinë publike, jo klubi të mendojnë për sigurinë e qytetarëve. Mendoj se institucionet tona, FFK-ja duhet të marrë masa që të paktën Policia të paguhet nga FFK-ja dhe jo nga klubet. Ne e kuptojmë se është e arsyeshme që sigurimin ta paguajë klubi, kjo është shumë normale.”