Interi dëshiron ta blejë mbrojtësin shqiptar të Hellas Veronës, Marash Kumbullën, por përballet me konkurrencë të fortë për të. Mediat italiane raportojnë se, përveç Interit, një grup klubesh të tjera të mëdha e duan 20-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë.
Në mesin e tyre Manchester City, Bayern Munich, Manchester United, Everton dhe Napoli.
Megjithatë, thuhet se shqiptari e parapëlqen kalimin në Inter.
Kumbulla ka shpërthyer këtë sezon në Serie A dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse u kanë rënë në sy drejtuesve të klubit zikaltër.